Zyrtari amerikan, Palmer ua tha në sy politikanëve tonë: I kemi shpallur 1uftë koггupsionit në Ballkan

Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer në video konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanit në organizim të Organizatës joprofitabile greke “Grik Haus Davos” (Greek House Davos). Siç bëri të ditur sot Zëri i Amerikës, Palmer ka thënë se SHBA synojnë Ballkan Perëndimor paqësor, stabi1 dhe prosperues në BE dhe se SHBA dhe BE janë partnerë në promovimin e stabi1itetit dhe 1uftës kundër koггupsionit në rajon.

“Metju Palmer e ka theksuar rëndësinë nga përmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në përshpejtimin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, ka bërë të ditur Organizata joprofitabile greke duke nënvizuar se Palmeri e ka theksuar edhe rëndësinë e Greqisë si lojtar rajonal, por edhe rajonin më të gjerë të Mesdheut, përcjell in7 prej Agjencisë Mediatike Informative.

Në tryezën e rrumbullakët, krahas liderëve tjerë rajonal dhe ambasadorë, ka marrë pjesë edhe ministri për Punë të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq i cili ka theksuar se nuk kа të ardhme tjetër për rajonin nga ajo evropiane. Në tryezën e rrumbullakët ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e ka lavdëruar demokracinë greke. Pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për nevojën e përgjegjësisë së shtuar politike pas paпdemisë, përmes mbrojtjes së pavarësisë së sistemeve gjyqësore dhe pjesëmarrjes së shtuar të të rinjve në politikë.

Be the first to comment on "Zyrtari amerikan, Palmer ua tha në sy politikanëve tonë: I kemi shpallur 1uftë koггupsionit në Ballkan"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*