Ziadin Sela: Shtetësia shpalosi sistemin tre dekadësh refuzues ndaj shqiptarëve, tani jemi afër zgjidhjes

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka qënë i ftuar mbrëmë në Balkan Talks në Euronews Albania ku ka folur rreth aktualitetit politik, mes tjerash edhe për Ligjin për shtetësinë të cilin Opozita Shqiptare e ka propozuar në Kuvend. Debati i madh që u bë pas propozimit të këtij ligji, ka marrë vëmendjen edhe të mediave jashtë Maqedonisë. Ky propozim ligj sipas Selës, ka shpalosur sistemin tridhjetë vjeçar në Maqedoni, i cili ka qënë dhe vazhdon të jetë refuzues ndaj shqiptarëve, përcjell in7.

“Po natyrisht nuk janë të izoluara. Ja po flasim për një element, ne si opozitë shqiptare kemi shtyrë përpara ndryshimet e ligjit për shtetësinë për shembull. Dhe të konstatosh pas 30 viteve që akoma kemi qytetarë të cilët janë të lindur dhe të rritur këtu dhe janë akoma pa shtetësi vetëm pse janë të përkatësisë etnike shqiptare, natyrisht që nuk mund të thuhet që janë raste të izoluara. Këtu bëhet fjalë për një sistem i cili e quan të huaj dhe trup të huaj dhe refuzues është ndaj një kategorie të caktuar të qytetarëve. Unë mund të ngjaj bгutal dhe i vгazhdë në këtë formë, por për të zgjedh problematikat fillimisht duhen konstatuar ato dhe pastaj t’ju gjejmë zgjidhje. Ne jemi afër zgjidhjes, janë shumë njerëz të cilët, imagjinoni duke mos patur shtetësi nuk gëzon të drejtën më elementare që e ka çdo qytetarë, siç është e drejta për punë për shembull, e drejta për sigurim shëndetësor, e drejta për trajtim dhe kujdes shëndetësor në momentet më të vështira kur njeriu do të duhet ta kalojë një pjesë të jetës edhe nëpër spitale në këtë vënd. Pa të drejtën për tu pensionuar një ditë dhe natyrisht, kjo nuk është cilësi e një jetese të mirë”, vlerësoi Ziadin Sela./in7.tv/

Be the first to comment on "Ziadin Sela: Shtetësia shpalosi sistemin tre dekadësh refuzues ndaj shqiptarëve, tani jemi afër zgjidhjes"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*