Zbulohet e vërteta shokuese për votimin në Eurovision: Juria ishte e kontrolluar, politika i futi hundët në “12 pikët” për Sërbinë

Mungesa e një shqiptari në jurinë profesionale të maqedonisë për festivalin më të madh evropian, “Eurovision”, ka shkaktuar reagime shumë të mëdha brenda kufijve. Redaktori i Televizionit Publik në gjuhën Shqipe, Avni Qaili në një prononcim ekskluziv për News33 fajësoi politikën për të gjitha ngjarjet e mbrëmshme. Tha se punojnjësit shqiptar të servisit në gjuhën shqipe anashkalohen gjithmonë në kësi lloj organizimesh dhe se zgjedhjet bëhen direkt nga politika.

“Kjo nuk është hera e parë që manipulojnë. Këtë vit ndodhi për shkak të Darko Dimitrovit, kompozitorit maqedonas i cili kompozoi këngën serbe”, tha fillimisht Qaili për News33.

Qaili akuzoi Dimitrovin për kontroll të plotë mbi jurinë profesionale.

“Në cilësinë e kompozitorit, nëpërmes ndikimit të drejtorit të servisit publik, i cili është politik, e kanë kontrolluar jurinë.”deklaroi Qaili.

Shtoi se shqiptarët nuk janë marrë asnjëher parasysh dhe nuk u është lejuar që ta prezantojnë maqedoninë në kësi lloj eventesh edhe kur maqedonasit nuk kanë pasur përfaqësues të denjë, po edhe për këtë ai, fajësoj politikën, respektivisht Qeverinë.

“Është manipuluar edhe televotingu, si lejon Evropa që një shtet “Maqedonia”, të votojë për këngë të kompozuar pikërisht nga një maqedonas” përfundoi Qaili./News33/

Be the first to comment on "Zbulohet e vërteta shokuese për votimin në Eurovision: Juria ishte e kontrolluar, politika i futi hundët në “12 pikët” për Sërbinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*