Zaevi “driblon” Kasamin në shtëpinë e tij

Komuna e Zhelinës është e vetmja komunë, e cila drejtohet nga Lëvizja Besa me kryetar Blerim Sejdiu. Lëvizja Besa është pjesë e koalicionit të drejtuar nga LSDM-ja e Zaevit, duke garuar me lista të përbashkëta në zgjedhjet e fundit parlamentare. Tani në prag të zgjedhjeve lokale, po zhvillohen bisedime për garim me kandidat të përbashkët mes partive të pushtetit. Por një ngjarje e ndodhur sot, sikur ka hedhur dyshime mbi raportet e Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, përcjell in7.

Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtues të lartë të partisë dhe Qeverisë,  në komunën e vetme që drejton partneri i tyre, kanë bërë një vepri. që prek pikërisht pushtetin lokal. Krerët e LSDM-së, kanë inaguruar sot një fushë sporti në Zhelinë ku kanë luajtur edhe një ndeshje futbolli. Sipas një postimi të Zaevit, kjo fushë është ndërtuar me para të LSDM-së, ndërsa inagurimi është bërë vetëm me aktivistë të kësaj partie. Ai me këtë rast, Lëvizjen Besa as nuk e ka përmendur dhe as se ka ftuar në ndeshjen futbollistike.

Be the first to comment on "Zaevi “driblon” Kasamin në shtëpinë e tij"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*