Yllka Kuqi vjen me super këngë, do të jetë hit i verës

Yllka Kuqi së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor. Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se ditën e nesërme, me 21 maj, do të vijë me një këngë të re, e cila mban titullin ‘’Dehem’’.

Kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip dhe bazuar në projektet e kaluara të këngëtares dhe në fotografinë e zbuluar nga xhirimet, video do të jetë e veçantë siç di gjithmonë Yllka. Projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja nga Gjakova ishte ‘’Mashup’’ ku përfshiu këngë të njohura shqiptare, të cilat i solli në mënyrën unike të saj.

Be the first to comment on "Yllka Kuqi vjen me super këngë, do të jetë hit i verës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*