(VIDEO) Skandal: Bujar Osmani bashkëpunon me antishqiptaren Valentina Bozhinovska

Valentina Bozhinovska, figurë e njohur për qëndrimet e saj anti shqiptare, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe kundër deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, si dhe ikona qëndrore në të ashtuquajturën “nata e thikave”, do ta këshillojë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë përpilimit të strategjisë për politikë të jashtme. Ajo do të jetë një nga anëtarët e Këshillit strategjik për politikë të jashtme, që vetë Osmani e prezantoi sot si trup këshillues i MPJ-së. Bozhinovska u bë më e zëshme gjatë vitit 2016 kur kundërshtonte çdo marrëveshje të LSDM-së me partitë shqiptare dhe çdo kërkesë të shqiptarëve.

“Kjo krizë është njëjtë e fuqishme si marrëveshja e Bukureshtit kur Maqedonia u nda. Përse? Sepse atëherë e dinim se ishte e ndarë edhe në sa territore dhe në sa njësi ishte e ndarë. Tani, Maqedonia e Veriut e përjeton krizën e një Platforme të Tiranës, dokument i përgatitur nga një shtet fqinj, e nënshkruar dhe përgatitur nga Edi Rama, e konfirmuar nga Kosova, apo nga Hashim Thaçi”, thoshte
Valentina Bozhinovska.

Më e zëshme, Valentina Bozhinovska, ishte gjatë “natës së thikave”, kur para KSHZ-së bashkë me një grup nacionalistësh pгotestonin me thirje kundër shqiptarëve dhe kundër SHBA-ve.

“T’i përshëndes mbrojtësit, i shoh veteranët nga Kumanova, nga Prilepi, nga Sveti Nikolla. Më pyesin çfarë po ndodh Valentina? Ju them kjo natë është nata e thikave. Kjo natë është natë ose e logjikës, ose e çmendurisë së një personi, të tradhëtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaev. Të dashur vëllezër maqedonas, thonë Juda paraqitet në çdo histori të secilit popull”, shprehej
Valentina Bozhinovska

Por gjatë prezantimit të këshilltarëve ku bën pjesë edhe Bozhinovska, Osmani doli me vlerësimet më të larta politike dhe profesionale për përzgjedhjet që ka bërë.

“Bëhet fjalë për personalitete cilësore, ekspertë të dëshmuar në fushat e tyre, njohës të mirë me përvojë të jashtëzakonshme të aktualiteteve të diplomacisë, profesorëve, akademikëve e deri te përfaqësuesit e sektorit real siç janë biznesmenët dhe ekonomistët. Isha i kujdesshëm që të kemi një përfaqësim të gjërë shoqëror, intelektual dhe të ekspertëve. Nuk kam ngurruar edhe individë që kanë qëndrim të fuqishëm politik, por që të njëjtën kohë janë të lirë nga presioni i politikës ditore”, tha Bujar Osmani.

Veç tjerash, Valentina Bozhinovska është edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit, dokumentit kryesor në të cilin Osmani shpeshherë thirret kur flet për integrimet e brendshme dhe ato euro atlantike dhe për të cilat tani e tutje do të duhet ta këshillojë edhe Bozhinovska.

“Unë jam thellë e bindur se edhe me Marrëveshjen Kornizë (të Ohrit) preket dhe shkëputet një pjesë e karakterit unitar të shtetit”, shprehet Valentina Bozhinovska

Përveç se në politikën e brendshme, Bozhinovska mbahet mend edhe për deklarata kundër perëndimit, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, veçanërisht gjatë “natës së thikave”, kur protestuesit që ajo u drejtohej bгohorisnin për ndihmë nga Rusia dhe presidenti Vlladimir Putin. Arben Zeqiri /SHENJA/

Be the first to comment on "(VIDEO) Skandal: Bujar Osmani bashkëpunon me antishqiptaren Valentina Bozhinovska"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*