VIDEO – Antonela ia fshin lotët Mevlanit / A po lind më në fund romanca?

Një festë e madhe po bëhet sonte në Durrës. I gjithë produksioni, stafi dhe konkurentët e emisionit Për’puthen po festojnë fundin e emisionit. Një festë “e çmendur” me plotë hare e fytyra të qeshura. Nga pamjet që po shpëndahen në rrjet nga thuajse të gjithë “përputhasit” mund të ndjehet atmosfera e zjarrtë e kësaj feste.

Në një moment të mbrëmjes, Mevlan Shaba ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar. Të gjithë pjesëmarrësit janë afruar pranë tij dhe kanë kënduar në kor. Pranë Mevlanit për një kohë ka qëndruar Antonela Berisha, e cila ka kënduar bashkë me të. Videon e ka publikuar në InstaStory vetë moderatorja e emisionit Për’puthen, Bora Zemani, përcjell in7.

Teksa janë dukur shumë të afërt mes tyre, Mevlani në fund të këngës duket sikur po qan, ose bënte sikur po qante. E pikërisht, për ta ngushëlluar aty afrohet Antonela. Me një shami, Antoneka ia fshin lotët Mevlanit. Ndoshta e gnitha ishte sa për shaka dhe për ta ndezuar atmosferën në festë, por dyshimet dhe zërat kanë filluar të shpërndahen. Ndoshta kjo është një shenjë se diçka po lind mes tyre.

E gjithë kjo po ndodh disa ditë pasi Antonela u rrëfye mes lotësh se i kishte ngelur peng nga emisioni, që nuk e kishte vazhduar “lidhjen” me Mevlanin. Ajo tregoi hapur se do të dëshironte që ta kthejë kohën pas dhe të tentonte një lidhje me Mevlanin brenda emisionit, por pse jo edhe jashtë.

Shikojeni videon më poshtë dhe vlerësojeni vetë. A ka diçka mes Antonelës dhe Mevlanit? A do të dëshironit edhe ju t’i shikoniy bashkë këto dy ish konkurentë të Për’puthen?. Ku i dihet. Ndoshta do të mësojmë diçka më shumë në ditët në vijim, pasi aktualisht jemi në Përputhen Reunion, gjashtë ditët ku konkurentët rikthehen për t’i thënë ato që nuk i thanë, për t’u përballur edhe njëherë dhe pse jo, mundësia për ndonjë lidhje të re dashurie./in7.tv/

Be the first to comment on "VIDEO – Antonela ia fshin lotët Mevlanit / A po lind më në fund romanca?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*