VIDEO – E pranon Mevlani: Me Ledjanën e lamë të flejmë bashkë pasi të martohemi

Në puntatën e fundit të emisionit Përputhen në një përballje mes Antonelës dhe Mevlanit u zbulua një detal interesant. Antonela tentonte gjatë tërë kohës t’ia nxjerrë fjalët nga goja Mevlanit, në lidhje me lidhjen e tij me Ledjanën. Pyetja që tundonte prej kohësh publikun e siç duket edhe Antonelën ishte nëse ish çifti Ledjana-Mevlan kishin fjetur bashkë.

Pas disa tentimeve, Antonela filloi të përdorë të gjithë mjeshtërinë e saj, duke i shkuar rreth e rrotull bisedës e në fund e zuri ngushtë. Mevlani nuk pati mundësi tjetër, veçse të përgjigjet drejtë.

“Ne e kemi pasur si ato fejesat e dikurshme. Kur të martohemi do flejmë bashkë”, u përgjigj Mevlani duke shuar të gjitha dyshimet që qarkullonin gjatë kësaj periudhe.

Ndryshe, ditëve të fundit filluan të shtohen zërat për një lidhje të mundshme mes Antinekës dhe Mevlanit. Zërat u shtuan pasi Antonela mes lotësh, para disa ditëve rrëfeu se i kishte ngelur peng që nuk e kishte vazhduar lidhjen me Mevlanin dhe se do të dëshironte të kishte një rikthim me të në emision.

Gjithashtu, gjatë festës që u organizua në fillim të kësaj jave, Mevlani u pa duke kënduar para të pranishmëve, ndërsa pranë tij gjendej Antonela. Kjo e fundit madje ja fshinte lotët Mevlanit në fund të këngës. Kaq mjaftonte për të lindur spekulimet./in7.tv/

Be the first to comment on "VIDEO – E pranon Mevlani: Me Ledjanën e lamë të flejmë bashkë pasi të martohemi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*