VIDEO – “Çmenden” vajzat dhe djemtë e Për’puthen, bllokojnë rrugën në mes të natës për të vallëzuar / Ja kush e dridh më shumë

Stafi i emisionit Për’puthen ka disa ditë që po bëjnë audicionet nëpër qytete të Shqipërisë. Së fundmi kanë qënë në Berat e si zakonisht, pas pëefundimit të audicioneve dhe ditës së lodhshme, stafi i organizatorëve dhe ish konkurentëve të Për’puthen darkojnë e argëtohen sê bashku. Ashtu kanë bërë edhe pas audicioneve të Beratit, ku u pritën mjaftë mirë nga publiku. Ylli i audicioneve natyrisht ka qënë Ana Kauri e cila vjen nga Berati. Por bashkë me të ishin edhe Atdhe Xharavina e Shqipe Hysenaj, përcjell in7.

Në një video të publikuar në Story nga Shqipja, stafi i “Për’puthen on tour” me në krye Arjan Komomin, Olsa Muhametin dhe Bora Zemanin, duken shumë në qejf. Këndojnë e vallëzojnë brenda furgonit me të cilin kanë udhëtuar. Ndërsa në një moment ndalojnë furgonin dhe dalin në rrugë duke e bllokuar rrugën për disa minuta, derisa u lodhên së kërcyeri. Ndiqeni këtë moment në videon në vazhdim.

Be the first to comment on "VIDEO – “Çmenden” vajzat dhe djemtë e Për’puthen, bllokojnë rrugën në mes të natës për të vallëzuar / Ja kush e dridh më shumë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*