VIDEO – Çfarë e këshilloi Ledjanën për mbi 3 orë Arjan Konomi?

Turit të audicioneve të Për’puthen mê në fund i është bashkuar edhe ish konkurentja Ledjana Prenga. Ledjana ka qënë njëra nga vajzat më të ndjekura dhe më të dashura të publikut shqiptar. Pas një lidhjeje brenda emisionit me Mevlan Shabën, por që dështoi jashtë emisionit, Ledjana nuk ka qënë rehat nga mediat. Lidhja e tyre bëri shumë bujë, ndërsa ndarja ndezi rrjetin mediatik për javë të tëra, përcjell in7.

Tani që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, Mevlani dhe Ledjana kanë vazhduar jetët e tyre në drejtime të ndryshme. Përkrahësi i fuqishëm i lidhjes së tyre, padyshim ka qënë Arjan Konomi, i cili ka këshilluar çiftin vazhdimishte madje ka tentuar që t’i bashkojë sërish. Në udhëtimin e stafit të Për’puthen për audicionet e Prishtinës, Ledjana ka qënë e ulur me Arjanin. Gjatë udhëtimit nga Tirana në Prishtinë, Arjani siç duket i ka dhënë këshilla Ledjanës. Kjo kuptohet edhe nga video e shpërndarë në Story nga të dy. Por, a kanë të bëjnë këto këshilla me Mevlanin dhe një tentim të ri për t’i bërë bashkë ata, mbetet të shohim në ditët e ardhshme./in7.tv/

Be the first to comment on "VIDEO – Çfarë e këshilloi Ledjanën për mbi 3 orë Arjan Konomi?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*