VIDEO – Bëhuni gati, fillojnë ethet e Për’puthen Reunion / Përballje, pengje, pajtime…

Jeni të mërzitur nga përfundimi i emisionit Për’puthen? Ju mungojnë konkurentët? Ju ka marrë malli për përballjet, sfidat, debatet, sherret, përplasjet, të qeshurat e të qarat e përputhasve? Atëherë bëhuni gati! Po fillojnë gjashtë ditë spektakolare. “Për’puthen reunion”, me pengje, përballje, pajtime e të ngjashme. Konkurentët më të njohur, më të dashur për publikun do të rikthehen në ekran edhe për gjashtë ditë të tjera, njofton in7.

Këtë njoftim e ka bërë producentja e programit, Olsa Muhameti, e cila ka shpërndarë një sekuencë nga pjesa e parë e “Reunion”. Tea dhe Shqipja duke debatuar ashpër mes tyre, siç duket për të sqaruar ndonjë mosmarrëveshje që kishte ndodhur derisa ishin pjesë e emisionit apo ndonjë ngjarje që ka ndodhur teksa kanë qënë jashtë.

“Kështu nis Për’puthen reunion të hënën. Përballje, pengje, pajtime… 6 ditë me Përputhen reunion”, shkruan mbi videon e shpërndarë në InstaStory nga Olsa Muhameti. Se çka do të ndodhë prej të hënës, ngelet të presim, por nga ajo që paralajmërohet, pritet të jenë 6 ditë të zjarrta për fansat e këtij emisioni./in7.tv/

Be the first to comment on "VIDEO – Bëhuni gati, fillojnë ethet e Për’puthen Reunion / Përballje, pengje, pajtime…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*