VIDEO – Albina Kelmendi e kall skenën me këngët epike: “T’fala Parisit pluma Beogradit, jem ushtarë të Adem Jasharit”

Albina Kelmendi është padyshim njëra nga këngëtaret me zërin më të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Megjithëse e re në moshë, talenti i saj nuk njeh kufij. MuZika popullore i fle në zemër. Kështu është shprehur shpesh Albina, e rritur në një familje këngëtarësh e muzikantësh. E ftuar së fundmi në Këngë Moj, Albina ka performuar në Natën e Këngëve Epike, përcjell in7. Fillimisht u paraqit me këngën e Kaçanikut, ndërsa në fazën e dytë e ndezi skenën dhe çoi peshë mijëra shqiptarë nga ekrani i televizorit, me këngën “T’fala Parisit”. Një këngë e sjellë në një version të veçantë, por tepër origjinal sa i përket stilit të Albina Kelmendit. Kënga është jashtëzakonisht e vështirë për t’u kënduar, por performanca e Albinës ishte e shkëlqyer.

“T’fala Parisit e t’fala Berlinit, jemi t’bijt e Isë Boletinit. T’fala Parisit pluma Beogradit, jem ushtarë të Adem Jasharit…”, ishin vargjet që ndezën skenën e Këngë Moj në Vizion Plus./in7.tv/

Be the first to comment on "VIDEO – Albina Kelmendi e kall skenën me këngët epike: “T’fala Parisit pluma Beogradit, jem ushtarë të Adem Jasharit”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*