Vetëm Danimarka e mundi Anglinë në “Uembli” gjatë dy viteve të kaluara

Në stadiumin “Uembli” në Londër sonte do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e EURO2020 mes Anglisë dhe Danimarkës. Për britanikët, kjo ndeshje do të jetë e 14-ta në “Uembli” gjatë dy viteve të kaluara. Në ndeshjet paraprake, reprezentacioni i Geret Sauthgejt ka shënuar 11 fitore me rezultat të përgjithshëm 33:2, ka luajtur baraz me Skocinë, ndërda ka humbur vetëm prej danezëve.

Skandinavët fituan në ndeshjen e Ligës së Kombeve tetorin e kaluar. Golin e vetëm atëherë e shënoi Kristian Eriksen, i cili e përfundoi EURO2020 në fillim të kampionatit, për shkak të problemeve në zemër. Fillimi i ndeshjes Angli – Danimarkë është sonte në ora 21:00. Finalisti i parë i EURO2020 është Italia.

Be the first to comment on "Vetëm Danimarka e mundi Anglinë në “Uembli” gjatë dy viteve të kaluara"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*