Varfëria tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Varfëria tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Dita e Fëmijëve është një datë përkujtimore që festohet çdo vit në nder të fëmijëve, data e të cilëve ndryshon nga vendi në vend. Në vitin 1925, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall për herë të parë në Gjenevë gjatë Konferencës Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve. Që nga viti 1950, ajo festohet në 1 qershor në shumicën e vendeve Komuniste dhe post-Komuniste.

Megjithatë, Dita Botërore e Fëmijëve festohet në 20 nëntor për të përkujtuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 Nëntor 1959.

Më shumë se 700 milion njerëz jetojnë në varfëri ekstreme, megjithatë fëmijët preken në mënyrë disproporcionale nga varfëria.

Pavarësisht se përbëjnë një të tretën e popullsisë globale, ata përfaqësojnë gjysmën e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme (që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë)1.

Përafërsisht 356 milion fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme globalisht.

Në anën tjetër, sipas UNICEF, diku 1 miliard fëmijë sot jetojnë në varfëri multidimenzionale ndërsa diku 150 milion fëmijë kanë rënë në varfëri multidimenzionale si pasojë e COVID-192.

Maqedoni e Veriut

Sipas UNICEF, në vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut varfëria e fëmijëve është në shkallë diku 29.3%. Pra 29.3% e fëmijëve jetojnë në varfëri, shkallë e cila nuk është edhe shumë më e ulët nga viti 2010 kur varfëria ishte 32.1%.
Sot në Maqedoninë e Veriut mbi 100,000 fëmijë jetojnë në varfëri familjare.

Vetëm 1 në 10 fëmijë në pjesën e Pellagonisë jeton në varfëri, ndërsa çdo i dyti fëmijë në pjesën veri- lindore jeton në varfëri.

1 https://www.unicef.org/social-policy/child- poverty#:~:text=Across%20the%20world%2C%20about%201,children%20live%20in%20extreme%20poverty. 2 https://www.unicef.org/social-policy/child- poverty#:~:text=Across%20the%20world%2C%20about%201,children%20live%20in%20extreme%20poverty.

Sipas gjetjeve të UNICEF, familjet me fëmijë kanë dy herë më shumë gjasë të jenë në varfëri sesa familjet që nuk kanë fëmijë. Shkalla më e lartë e varfërisë (51.25%) në masë të madhe haset të amvisëritë me më shumë se tre fëmijë.

3. ‘’Programet për nxjerrje të fëmijëve nga varfëria kanë potencial të madh, mirëpo për momentin janë joefektive’’-thonë nga UNICEF,2020.

Disa nga faktorët që ndikojnë në jo-efektivitetin e këtyre programeve janë:

– Mungesa e informimit të familjeve për mundësitë e programeve dhe punësimit;
– Procedurat e rënda të aplikimit;
– Mungesa e qasjes në shërbime esenciale siç janë çerdhet kualitative në vendet e prekura nga varfëria.

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në nivel republikan është 5.7%, megjithatë ka dallime të mëdha sipas regjioneve, ku për shembull në regjionin e Pollogut shkalla e vdekjeve të foshnjave është 8.7% ndërsa 4.0% në regjionin e Vardarit4.

Niveli nacional Regjioni i Vardarit Regjioni i Pollogut
Shkalla e vdekjes së
foshnjave 5.7 4 8.7

Dhuna tek fëmijët

Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta për incidentet e dhunës kundër fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, dhe në masë të madhe kjo është pasojë e mentalitetit në të cilin dhuna ndaj fëmijëve është e normalizuar dhe shihet si mjet legjitim për edukim të fëmijëve.

Megjithatë sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2013, 65% e të intervistuarve kanë përjetuar ndonjë lloj të abuzimit apo neglektit.

3 https://www.unicef.org/northmacedonia/media/5336/file/Sit_Small_Women%20and%20Children_AL.pdf
4 https://www.unicef.org/northmacedonia/media/5296/file/Sitan%202019_En.pdf

Sipas një studimi tjetër të UNICEF në vitin 2017, 79% e prindërve kanë përdorur të paktën 1 metodë të dhunshme për edukim të fëmijëve (agresion psikologjik; denim të rëndë ose të lehtë fizik), ndërsa vetëm 21% e prindërve kanë përdorur vetëm metoda positive të edukimit të fëmijëve5.
Arsimi

Në RMV vetëm 1 nga 300 fëmijë që jetojnë në varfëri shkon në çerdhe, dhe vetëm 2/3-tat e fëmijëve që jetojnë në familje të varfëra mbarojnë shkollën e mesme.

Regjistrimi në edukimin parashkollore te fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç është rritur nga 21.8 për qind në 2007 në
35.5 për qind në vitin 20176, mirëpo shkalla e pjesëmarrjes mbetet e ulët në krahasim me vendet fqinje. Tabela më poshtë tregon situatën e Maqedonisë së Veriut në këtë aspekt.

Figura 2 Regjistrimi në edukim para-shkollor

Figura 1 Reference: https://www.unicef.org/northmacedonia/media/5336/file/S it_Small_Women%20and%20Children_AL.pdf

Si pasojë e pandemisë, shumë fëmijë u gjendën të papërgatitur për të ndjekur mësimin online, dhe për shumë të tillë ky vit mund të llogaritet një vit i humbur shkollor. Sipas OECD-së, një vit i humbur shkollor nënkupton përafërsisht 10% më pak të ardhura në jetën e një njeriu7.

5 https://www.unicef.org/northmacedonia/media/5296/file/Sitan%202019_En.pdf
6 https://www.stat.gov.mk/TransMonee_en.aspx
7 https://www.oecd.org/education/The-economic-impacts-of-coronavirus-covid-19-learning-losses.pdf

Be the first to comment on "Varfëria tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*