“Unë kisha lekë, ti k’cejshe qyqek” – Në më pak se dy ditë, miliona shikime arrin hiti i Ermalit dhe Gjikos (VIDEO)

ERmal Fejzullahu dhe Gjiko sollën bashkëpunimin e tyre më të ri, që pritet tëjetë hiti i kësaj vere. “Sa t’kom dasht” titullohet kënga që u publikua vetëm dy ditë më parë nga dy artistët e mirënjohur nga Kosova. Dhe siç duket publiku shqiptar e ka pritur mjaft mirë. Në më pak se dy ditë, kënga ka arritur në afër 1 milionë e gjysmë shikime në kanalin zyrtar në Youtube, përcjell in7.

Kënga si gjithnjë u realizua në shtëpinë e hiteve RedBox nga producenti i mirënjohur, BigBang. Ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët i Gjikos dhe Ermalit, pasi të njëjtit në 2016 sollën hitin e quajtur “Hajmali”. “Sa t’kom dasht” ndryshe është bërë virale gjithandej dhe se tashmë po dëgjohet anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë, shkruan Telegrafi.

Be the first to comment on "“Unë kisha lekë, ti k’cejshe qyqek” – Në më pak se dy ditë, miliona shikime arrin hiti i Ermalit dhe Gjikos (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*