Uji ia mori babain dhe motrën, 7-vjeçari i gjeti pasi notoi një orë

Uji ia mori babain dhe motrën, 7-vjeçari i gjeti pasi notoi një orë

Një 7 vjeçar nga Florida po quhet hero në SHBA, për shkak se notoi për një orë, deri sa kërkoi ndihmë për të atin dhe motrën të cilët i kishte marrë me vete rryma e forte e ujit.

Steven Poust i tha filialit të CNN, WKXT, se e kishte ndaluar varkën e tij në lumen lumin St. Johns në Jacksonville, për t’i lënë fëmijët e tij, djalin Chase 7 vjec dhe vajzën 4 vjeçare Abigail, që të notonin.

Abigail po mbahej me duar në pjesën e pasme të varkës, por rrymat ishin aq të forta sa e tërhoqën vajzën, dhe ndonëse Chase i kapi dorën, nuk arriti ta mbante dot.

I ati u hodh në ujë të ndihmonte të bijën e cila kishte veshur jelek shpëtimit, dhe i tha djalit të dilte me not në breg e të kërkonte ndihmë. 7 vjeçarit iu desh një orë për të mbërritur bregut.

Siç rrëfeu me pas, ne një pjesë të rrugës notoi në shpinë sepse u lodh. Sapo doli në tokë, vrapoi drejt shtëpisë më të afërt për të kërkuar ndihmë. I ati dhe e motra ishin larguar sakaq nga rrymat e forta gati 2 milje larg vendit ku ndodhej varka.

Departamentit të Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville iu desh të kërkonte dhe ndihmën e agjensive të tjera për të zgjeruar kërkimin e për të gjetur dy të humburit, në të kundërt, rezultati sot mund të kishte qenë ndryshe thanë drejtues të tij.

Be the first to comment on "Uji ia mori babain dhe motrën, 7-vjeçari i gjeti pasi notoi një orë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*