UEFA ka hapur tre raste disiplinore kundër Anglisë për sjelljen e tifozëve të tyre në duelin me Danimarkën

UEFA ka hapur tre raste disiplinore kundër Anglisë për sjelljen e tifozëve të tyre në duelin me Danimarkën. Federata evropiane e futbollit ka hapur tre çështje disiplinore për ngjarjet e ndeshjes gjysmëfinale të EURO 2020 me Danimarkën.

Komisioni disiplinor do t’i hetojë incidentet në të cilat tifozët përdorin laser, duke e penguar portierin danez, duke shkaktuar trazira gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Anglia e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1 në kohë shtesë, ndërsa golin fitues, Kejn e shënoi pas penalltisë ku portierit danez iu drejtua dritë laser direkt në sy. Në finale më 11 korrik, Anglia në Londër do të luajë me Italinë. 

Be the first to comment on "UEFA ka hapur tre raste disiplinore kundër Anglisë për sjelljen e tifozëve të tyre në duelin me Danimarkën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*