UEFA i bën dhuratë shumë speciale Eriksenit dhe mjekëve që e shpëtuan

Eriksen dhe mjekët, mysafirë specialë në finalen e EURO2020

Lojtari i reprezentacionit të Danimarkës, Kristian Eriksen dhe mjekët që e kthyen në jetë futbollistin pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri gjatë ndeshjes kundër Finlandës, do të jenë mysafirë specialë në finalen e EURO2020, njoftoi sot UEFA.

Bartësi i lojës së ekipit kombëtar danez kolaboroi në fushë në stadium “Parken” në Kopenhagë në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes hyrëse të Grupit B ndërsa ndërhyrja mjekësore u zhvillua para kamerave televizive.

Ekipi mjekësor prej gjashtë anëtarëve arriti të ringjallë Eriksenin, ndërsa reprezentacioni danez, edhe krahas tronditjes dhe humbjes në vazhdimin e ndeshjes, luajti shkëlqyeshëm në vazhdimin e EURO2020 dhe nesër kundër Anglisë do të ketë shans për të arritur në finalen e 11  korrikut në “Uembli” në Londër.

“Jam i ngazëllyer si fëmijë para Krishtlindjeve. Jam jashtëzakonisht krenar për punën time, por edhe për të gjithë ekipin. Shpresoj që Danimarka dhe Italia të luajnë në finale. Imagjinoni sikur të bëhemi kampionë të Evropës”, deklaroi njëri nga anëtarët e ekipit mjekësor Peder Ersgard,.

Eriksen pas disa ditësh qëndrimi, u largua nga spitali në Kopenhagë dhe po shërohet në shtëpinë e tij.

Be the first to comment on "UEFA i bën dhuratë shumë speciale Eriksenit dhe mjekëve që e shpëtuan"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*