Tmeгг në qiell, një “pasagjer” tenton ta hapë derën e aeroplanit në ajër (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të kompanisë “Delta”, ku pasagjerët janë tmerruar, gjatë udhëtimit të tyre nga Los Angeles drejt Atlantas në SHBA. Mediat e huaja, bëjnë me dije se njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se fillimisht ai u kërkoi pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur. Ka qenë ekuipazhi i avionit, që u kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën.

Personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi vijoi normalisht. Pamjet janë publikuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Be the first to comment on "Tmeгг në qiell, një “pasagjer” tenton ta hapë derën e aeroplanit në ajër (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*