Tea shokon fansat: Jam shtatzënë, pres binjakë, do t’i quaj…

Tea Trifoni njëra nga më të dashurat e publikut të emisionit Për’puthen, sërish po bën shaka në llogari të saj. Me ndjekësit e saj në Instagram, Tea shpesh po komunikon përmes pyetje-përgjigjeve në InstaStory. Fansat i bëjnë pyetje nga më të çuditshme, ndërsa Tea nuk nguron t’u përgjigjet me shumë sportivitet, shpesh edhe duke bërë shaka që mund edhe të keqkuptohen nga fansat, përcjell in7.

 

 

 

Para disa ditësh teksa po shijonte pushimet në Dubai, një fans e pyeti se mos vallë ishte shtatzënë, pasi nga uji, barku i dukej më i madh.

“Po, në muajin e gjashtë”, iu përgjigj shkurtimisht Tea, duke mos e menduar se kjo përgjigje do të bëhej lajm në media dhe do të merrte dhenë.

Kështu edhe sot, një fans e ka pyetur sërish Tean për të sqaruar nëse vërtetë është shtatzënë ose jo. E sërish Tea vazhdon njëjtë. Thotë se është në muajin e shtatë të shtatëzanisë. Por kësaj radhe, sqarimi i Teas shkon më larg. Ajo thotë se po pret binjakë dhe se do të lind një djalë e një vajzë. Dragon dhe Hera.

“Nëse bëhen 1 milionë followers, do të tregoj edhe babain”, ka shkruar Tea. Gjithsesi, kjo është shaka sepse Tea duket se është në formë dhe se nga pamja nuk duket fare si shtatzënë./in7.tv

 

Be the first to comment on "Tea shokon fansat: Jam shtatzënë, pres binjakë, do t’i quaj…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*