Të paktën 62 viktima në një ciklon në Indi

Të paktën 62 persona kanë humbur jetën nga një c¡klon që goditi Indinë në dy ditët e fundit, bënë të ditur sot autoritetet lokale. Në afërsi të bregut perëndimor të Indisë, ka rënë një platformë nafte e cila shkaktoi vdekjen e 26 punonjësve të platformës.

Anijet e shpëtimit dhe aeroplanët janë në kërkim edhe të 49 personave të tjerë në platformë, të cilët rezultojnë të zhdukur.

Cikloni Taukta ka shkaktuar valë deri në 7.6 metra të larta dhe ka goditur më shumë shtetet indiane Maharashtra dhe Guxharat, ku la shkatërrime. 

Be the first to comment on "Të paktën 62 viktima në një ciklon në Indi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*