“Të gjithë e kruajnë me mua” / Tea Trifoni, magjepsëse në fotot e fundit, por dikush “ia prishi” rehatinë

Tea Trifoni, një personazh shumë i dashur i publikut shqiptar në muajt e fundit, po e shijon jashtë mase këtë periudhë kohore, në prag të sezonit veror. Tea shfaqet shpesh nëpër festa të ndryshme apo edhe në pushime në vende me pejsazhe përrallore, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kohë pas kohe ndan me ndjekësit në rrjetet sociale çaste nga jeta e saj dhe aktivitetet ditore.

Së fundmi, në fotografitë e postuara sot në Instagram, Tea duket shumë tërheqëse. E ulur pranë një banaku, Tea shfaq këmbët, fustanin krejt stil, por edhe thonjtë e rregulluar në një mënyrë të veçantë. Ndërsa flokët dhe “make up”-i i japin një pamje me plotë stil ish konkurentes së Për’puthen.

Por, kanë qënë thonjtë e Teas ato që kanë “shfaqur” problem me një nga fansat. Mes qindra komenteve pozitive dhe komplimenteve për dukjen e Teas, dikujt i kanë penguar thonjtë dhe ka bërë një koment aspak të hijshëm, përcjell in7.

“Si e kruan b*** me ato thoja si i ke, nuk e besoj se e kruan dot”, ka shkruar komentuesi që siç duket ka dashur t’ja prishë rehatinë Teas. Por jo. Nuk ia ka arritur sepse Tea i ka kthyer një përgjigje epike.

“S’ka nevojë se të gjithë e kruajnë me mua”, është përgjigjur plotë pozitivitet dhe energji Tea Trifoni, e cila po vazhdon me pozitivitet të shijojë çdo moment jashtë emisionit Për’puthen./in7.tv/

Be the first to comment on "“Të gjithë e kruajnë me mua” / Tea Trifoni, magjepsëse në fotot e fundit, por dikush “ia prishi” rehatinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*