Taravari: Ne si opozitë e bëmë atë që BDl se bëri 20 vite

Taravari: Ne si opozitë e bëmë atë që BDl se bëri 20 vite

Gjatë debatit në emisionin “Rruga drejt”, Bujar Osmani nga BDl tha se opozita nuk duhet të akuzojë, por bëri ftesë që opozita të garojë me projekte. Ndaj kësaj deklarate të Osmanit u përgjigj sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili tha se opozita shqiptare në shumë raste e ka dëshmuar se ka edhe projekte, edhe ide, por edhe rrezultate konkrete. Taravari i kujtoi Osmanit se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, duke qenë në opozitë ka arritur të imponojë zgjidhje për një problem që BDl nuk ka mundur ta zgjidhë për 20 vite qeverisje.

“Ofertat tona ka pas dhe e kemi treguar, edhe si opozitë ja kemi dalë. Ja për shembull me ligjin për shtetësi, atë që se keni bërë ju 20 vjet, ne va kemi ofru njëe ligj besoj se do ta përkrahni. Ashtu kanë thënë së paku eksponentët e BDl-së. Shpesh e përdorin atë 100 ditë, por mos të harrojmë se 100 ditë nuk janë njësoj si 20 vjet”, tha Taravari.

Be the first to comment on "Taravari: Ne si opozitë e bëmë atë që BDl se bëri 20 vite"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*