Takim i Prokurorëve publik të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje, është paraparë përforcim i kontakteve mes dy prokurorive

Sofje, 26 maj 2021 (MIA) – Lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi lidhur me çështjet penale, ishin pjesë e temave të bisedimeve mes Prokurorëve publikë të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ivan Geshev dhe Ljubomir Joveski, në të cilin takim morën pjesë edhe zëdhënësja e prokurorisë bullgare Sijka Mileva dhe Prokurores publike për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vilma Ruskovska, kumtoi zyra e prokurorit publik bullgar.

Siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Sofja, delegacioni nga Maqedonia e Veriut është për vizitë në Bullgari për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e euros në Bullgari, vendet nga Evropa Juglindore dhe Rajonit të Ballkanit. Arritjet dhe sfidat për organet për zbatim të ligjit”, që është organizuar në kuadër të projektit “Mbikëqyrje e përgjithshme e ligjshmërisë në pajtim me legjislaturën në vendin me mbështetje financiare të Komisionit evropian në kuadër të Programit Perikle 2020”.

Gjatë bisedimeve, dy delegacionet biseduan për çështje të interesit të përbashkët, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi në çështjet penale, që parasheh përforcim të kontakteve mes prokurorisë bullgare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut dhe puna e përbashkët në të gjitha sferat e aktivitetit të prokurorisë.

Be the first to comment on "Takim i Prokurorëve publik të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje, është paraparë përforcim i kontakteve mes dy prokurorive"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*