Syla: Albin Kurti ka hy ka pesë herë n’provim derisa e ka marrë 10-she (VIDEO)

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka ironizuar sot me kryeministrin e Kosovës sa i përket qeverisjes së tij dhe procesin e negociatave me Sërbinë. Sipas Sylës, Albin Kurti ka një paranojë dhe ende mendon se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Grupi i Vjenës e të tjerët, nuk janë më inteligjentë se Kurti. Ironinë e tij, Syla e ka përdorur duke e lidhur me vitet e studimeve të Albin Kurtit, përcjell in7. Sipas Sylës, kreu i Vetëvendosjes dhe i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti kur ka hyrë në provime si student, assesi nuk ka pranuar notë më të ulët se 10. Syla thotë se Kurti ka hyrë edhe pesë herë në të njëjtin provim, derisa ka arritur të marrë notën maksimale, 10. Ndiqeni deklaratën e plotë të Valon Sylës.

Be the first to comment on "Syla: Albin Kurti ka hy ka pesë herë n’provim derisa e ka marrë 10-she (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*