Strategjia e re e Aleancës, Ziadin Sela udhëton drejt SHBA’së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës mësohet nga burime pranë Opozitës Shqiptare. Vizita e Selës në Amerikë do të zgjasë disa ditë, ndërsa siç mësohet janë paraparë disa takime me drejtues të Lobit Shqiptar në SHBA, takime me kongresistë dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit. Këto takime dhe vizita e Selës atje, realizohen në prag të fillimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Megjithëse nuk jepen shumë detaje, mësojmë se vizita ka të bëjë edhe strategjinë politike që partia e Selës pritet ta vë në përdorim para zgjedhjeve lokale, por edhe pas tyre. Për takimin, siç thuhet është njoftuar edhe partneri i koalicionit, Afrim Gashi nga Alternativa.

Be the first to comment on "Strategjia e re e Aleancës, Ziadin Sela udhëton drejt SHBA’së"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*