Spitali Memorial i Fierit hap dyert sot, Rama publikon pamjet dhe stafin shqiptaro-turk (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia dhe hap dyert ditën e sotme për të gjithë qytetarët.

Në videon e postuar nga Rama në facebook, pjesëtarë të skuadrës shqiptaro-turke janë shprehur të lumtur që janë pjesë e strukturës së këtij spitali, për t’iu shërbyer të gjithë banorëve të jugut të vendit dhe jo vetëm

Rama tregon gjithashtu se spitali hap sot dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Be the first to comment on "Spitali Memorial i Fierit hap dyert sot, Rama publikon pamjet dhe stafin shqiptaro-turk (Video)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*