Sonte finalja e EURO 2020 / Anglia apo Italia, cila i ka shanset më të mëdha?

Finale EURO2020, Anglia – Italia sonte në “Uembli”. Kush do të jetë kampioni i ri i Europës, do të merret vesh sonte. Dy skuadra shumë në formē. Italia që luan bukur dhe që në fillim shihej si favorit i kampionatit, ndërsa nga ana tjetër Anglia e fortë fizikisht dhe me një motiv më shumë. Për herë të parë kanë shansin të fitojnë këtë trofe, duke shtuar këtu edhe statusin e vendasit. Stadiumi “Uembli” në Londër sonte nga ora 21 do të jetë nikoqir i finales së Kampionatit të 16-të evropian në futboll, ku Anglia do të përballet me Italinë.

Anglezët nuk kanë fituar asnjë titull në historinë e tyre në këtë garë, ndërsa sonte do ta luajnë finalen e tyre të parë që nga viti 1966, kur në stadiumin e njëjtë e kanë fituar titullin kampion botëror. Finalen në tribunat e stadiumit ku1t “Uembli” do ta ndjekin 60.000 tifozë, të cilët në shumicë të madhe do të jenë anglezë.

Be the first to comment on "Sonte finalja e EURO 2020 / Anglia apo Italia, cila i ka shanset më të mëdha?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*