Silva: Qëllimi ynë është Shkupi dhe Tirana t’I fillojnë negociatat gjatë kryesimit portugez me BE-në

Me të vërtetë është mjaft me rëndësi të bisedohet sy më sy posaçërisht për gjëra të këtilla. Ato janë takime të rëndësishme dhe kyçe për punën diplomatike. Patëm me të vërtetë takim të frytshëm punues dhe ai na mundësoi qasje në pozitat në interesat dhe në qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, ndërsa konsiderojmë se kjo do të na ndihmojë në punën tonë me kryesimin. Këtë e deklaroi shefi I diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Silva pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup. Sipas tij, zgjerimi si process është me të vërtetë I rëndësishëm jo vetëm për vendet-kandidate, pore de për tërë Evropën sepse mu ai do të na mundësojë rajon të sigurt, stabil dhe prosperues.

“Në rrjedhë është, siç e dini, kryesimi portugez me BE-në, dhe një nga proceset më të rëndësishme i cili është prioritar për ne, gjithsesi është zgjerimi. Ajo me të vërtetë është çështje thelbësore për ne dhe për momentin kemi dy procese rrjedhëse dhe jemi në pritje për t’i mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Silva.

Silva theksoi se pret avancim të caktuar dhe, siç tha, shpresojmë se do të kemi sukses ta përmirësojmë kornizën negociuese sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Gjithsesi qëllimi ynë gjatë kryesimit tonë me Këshillin e BE-së është të marrim pajtueshmëri nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që ta fillojmë kornizën negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë, dhe ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, tha ai, duke shtuar se për ta është me rëndësi të madhe të mbajnë konsultime politike edhe në Shkup me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, kryeministri Zoran Zaev, për propozim zgjidhjet e Silvës dhe të eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji tha se “kemi bazë të mire për mënjanim të pengesave për hapje të negociatave me BE-në me zgjidhje e cila nuk prekë çështjet e identitetit maqedonas dhe për të cilën jemi të bindur se është e pranueshme edhe për pozicionet kruciale të Bullgarisë”. Silva dhe Varheji sot ishin në Shkup dhe Sofje për të biseduar me përfaqësuesit zyrtarë të të dy vendeve për zgjerimin e BE-së dhe për mundësinë për zhbllokim të procesit me qëllim të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht në Sofje, Silva dhe Varheji iu takuan me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev, I cili tha se Bullgaria është e hapur për dialog aktiv, të hapur dhe të plotë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Be the first to comment on "Silva: Qëllimi ynë është Shkupi dhe Tirana t’I fillojnë negociatat gjatë kryesimit portugez me BE-në"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*