“Shumë agгesiv dhe…” – Nusreti i famshëm i ka punët keq me ligjin, рaditet nga disa persona

Nusreti njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Por kuzhinieri i famshëm me famë botërore, Nusret Gokçe është рaditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla. Pronar i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, Nusreti akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë. Sipas avokatit të рaditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agгesiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.” Sakaq, Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ushqimet e tij preferohen së tepërmi dhe restorantet, frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.

BURIMI – (https://www.balkanweb.com/na-mban-jashte-orarit-dhe-sna-paguan-nusreti-paditet-nga-punonjesit-ja-cfare-thone-avokatet/)

Be the first to comment on "“Shumë agгesiv dhe…” – Nusreti i famshëm i ka punët keq me ligjin, рaditet nga disa persona"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*