Shuhet familja treanëtarëshe shqiptare, Covid-19 i pamëshirshëm

Një familje treanëtarëshe ka ndërruar jetë nga Kovid-19 në shtëpinë e saj në Tetovë. Babai, nëna dhe vajza e tyre në moshën 36-vjeçare kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga Kovid-19 në shtëpinë në Tetovë javën e kaluar, ndërsa karakteristike është se që të tre kanë pasur sëmundje kronike dhe ishin në gjendje të rëndë, informojnë nga spitali klinik i Tetovës. Ata nuk ishin në kontroll në qendrën e kovidit dhe kanë ndërruar jetë në shtëpi. Sipas mjekëve, faktori gjenetik dhe sëmundjet kronike janë faktorët për rastet e vdekjes me kovid në shumë familje si kjo e Tetovës.

“Kemi informacion nga java e kaluar se në kushte shtëpie ka tre të vdekur nga një familje, prej të cilëve më e reja është gruaja 36-vjeçare me komorbiditete, kishte obezitet, probleme gjinekologjike. Prindërit e saj ishte në formë të rëndë të sëmundjeve si kancer te babai dhe sëmundje kardiologjike te nëna. Domethënë faktori gjenetik dhe komorbiditetet janë problemi kryesor për rastet e vdekjes gjatë infeksionit me Kovid-19”, deklaroi dr. Miranda Pajaziti nga spitali klinik i Tetovës.

Nga spitali thonë se nuk kanë informacione se si janë infektuar anëtarët e familjes.

“Nuk kemi informacione për mënyrën se si janë infektuar. Ka mundësi të ketë qenë për shkak të grupimeve, jo vetëm dasma, kishte lloje të ndryshme të grupimeve të cilat mund të shkaktojnë infektime. Për këtë ju bëjmë thirrje që të mos ketë grupime, të mos ketë kurrfarë ngjarjesh derisa nuk qetësohet situata. Gjatë simptomave të para të bëjnë kontroll dhe kjo është shumë mirë. Tani në Spitalin Klinik nuk ka shumë anëtarë të një familje të njëjtë të cilët janë infektuar, por në kushte shtëpie ka, ka edhe në formë më të lehtë dhe më të rëndë. Për fat të keq shumica e pacientëve vijnë në fazën e fundit të sëmundjes i fshehin simptomat në shtëpi”, sqaron mjekja e Tetovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në spitalin e Tetovës ka pasur dy raste të vdekjes te pacientët e hospitalizuar, të moshës 40 dhe 69-vjeçare.

“Këto ditë po rritet vetëdija dhe vijnë në kontrolle. Dhe kjo është mirë do të ndihmojë në uljen e numrit të të infektuarve. Faktori gjenetik është shumë i rëndësishëm, ndërsa plus varianti delta i Kovidit ka aftësi që një person të infektojë nëntë persona. Është shumë më i fuqishëm se i kaluari”, tha dr. Pajaziti.

Tani në qendrën e kovidit ka 108 të hospitalizuar prej të cilëve 106 në mbështetje oksigjeni dhe dy në respirator. Të sapopranuar janë 14 persona, ndërsa nga mjekimi spitalor janë lëshuar dhjetë persona.
 

Be the first to comment on "Shuhet familja treanëtarëshe shqiptare, Covid-19 i pamëshirshëm"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*