Shtyu arbitrin në ndeshjen ndaj Milanit, De Roon pezullohet me 4 javë

Marten de Roon shkaktoi penalltinë e dytë për Milanin në minutat shtesë të ndeshjes dhe më pas humbi toruan, duke i dhënë një të shtyrë arbitrit kryesor të takimit, gjest ky që i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë.

Kjo pasi organet disiplinore në Itali kanë vendosur ta pezullojnë mesfushorin zikaltër me plot 4 javë, të cilat do të duhet t’i shlyejë në startin e sezonit të ardhshëm. Vendimi erdhi pasditen e sotme dhe ndikoi më së tepërmi shtyrja ndaj kryesorit.

Mesfushori holandez u ndëshkua me karton të kuq për faullin në rastin e penalltisë, por më pas u përfshi në një debat me Mandzukic dhe në fund humbi toruan, duke shtyrë arbitrin para se të largohej nga fusha e lojës.

Menjëherë pas ndeshjes futbollisti reagoi nëpërmjet një postimi, ku kërkoi ndjesë për gjestin dhe për faktin se do të duhet të nisë kampionatin një muaj më vonë se shokët e skuadrës.

“Nuk jam krenar për gjestin tim në ndeshjen e fundit, pasi ishte një situatë që mund ta menaxhoja shumë më mirë, ndaj u kërkoj ndjesë të gjithëve. Nga ana tjetër jam shumë krenar për atë që bëmë këtë sezon me skuadrën, duke konfirmuar sërish forcën tonë”, shkroi De Roon.

Be the first to comment on "Shtyu arbitrin në ndeshjen ndaj Milanit, De Roon pezullohet me 4 javë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*