Shkarkimi i Andrea Pirlos, reagon Ronaldo (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë që nga shkarkimi i Andrea Pirlos nga Juventusi.

Pirlo u shkarkua gjatë ditës së djeshme për tu zëvendësuar me Massimiliano Allegrin.

Megjithatë, strategu italian arriti ta kualifikojë Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe të triumfojë në Coppa Italia.

Largimi i tij la ndjenja të përziera në Juventus, por tani Cristiano Ronaldo ka shftytëzuar rrjetin e tij social, Instagram për ta falënderuar italianin.

“Faleminderit zotëri, ishte një nder të jesh i menaxhuar nga ti”, deklaroi Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Në fakt, Ronaldo pati sezonin e tij më të mirë nën Pirlon që nga trasnferimi i tij në Itali, duke shënuar 33 gola në 36 paraqitje.

Be the first to comment on "Shkarkimi i Andrea Pirlos, reagon Ronaldo (FOTO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*