Shikoni këto foto të Antonelës / A i shkon roli i ri?

Prej disa ditësh në ekranin e Top Channel, ish konkurentja e Për’puthen dhe vajza më e komentuar e këtij emisioni, ka filluar një aventurë të re. Në fakt nuk është edhe aq aventurë, por është një fillim i ri nê karierën e saj, tani si moderatore emisioni. Antonela Berisha është pjesë e Top Arena që i kushtohet kampionatit europian të futbollit Euro 2020, ndërsa pjesët e para të këtij emisioni tregojnë se asaj po i ecën mirë.

Antonela i ka dhënë një sharm dhe shkëlqim tjetër këtij emisioni, duke u kthyer në qendër të vëmendjes, sidomos për pamjen e saj. Për çdo ditë Antonela po na befason me pamjen dhe stilin e saj. Edhe sot ka vepruar njëjtë. Nga fotografitë e shpërndara në Instagram, me flokë të thurura gërshetë, Antonela shkëlqen. Një arsye më shumë për ta ndjekur Top Areana-n./in7.tv

Be the first to comment on "Shikoni këto foto të Antonelës / A i shkon roli i ri?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*