SHBA me strategji globale kundër koггupsionit / Politikanëve të koггuptuar të Ballkanit po u vjen fundi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një Memorandum presidencial për vendosjen e 1uftës kundër koггupsionit si interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Memorandumi i datës 3 qershor 2021, thotë se koггupsioni këгcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve, barazinë ekonomike, përpjekjet kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë në botë.

Strategjia e re antikoггupsion e SHBA-ve që buron nga ky memorandum do të targetojë liderët politikë që vjedhin nga qytetarët e tyre dhe oligarkët, me qëllim të ndëshkimit të tyre dhe rikuperimit të pasurive të vjedhura.

Kjo strategji do të ketë implikime të gjera në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, siç është sinjalizuar pak ditë më parë me futjen në listën e zezë të SHBA-ve të një ish-Kryeministri shqiptar.

Një nga implikimet kryesore në vendin tonë pritet të jetë zgjidhja e rastit Magyar Telekom. Më 2011, Securities and Exchange Commission amerikane ka dënuar kompaninë hungareze të telekomunikacioneve me mbi 60 milion dollarë për koггuptimin e disa zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në Maqedoninë e Veriut, Vlado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dyshohen se, gjatë viteve 2005-2006, kanë marrë pagesa të paligjshme prej afro 6 milion dollarësh, përmes kontratave të fa1sifikuara të këshillimit dhe marketingut, për të parandaluar futjen e një konkurrenti të ri në tregun e telekomit.

Securities and Exchange Commission është agjenci e madhe e pavarur në SHBA, përgjegjëse për parandalimin e manipulimit të tregut. Komisionerët e Securities and Exchange Commission emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

BURIMI

Be the first to comment on "SHBA me strategji globale kundër koггupsionit / Politikanëve të koггuptuar të Ballkanit po u vjen fundi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*