Semi flet për Fifin: Me aq gjëra sa di unë për atë, mund ta shkatërroja

Sot në Big Brother VIP, Semi dhe Beniada kanë kaluar thuajse gjithë mbasditen duke biseduar me njëra-tjetrën.

Ato kanë komentuar sjelljen dhe strategjinë e zgjedhur të disa prej banorëve.

Diskutimi i tyre u ndal gjatë veçanërisht tek Fifi.

Semi tregoi se informacione që ajo di për jetën e Fifit jashtë shtëpisë mund të jenë shkatërruese nëse do të vendoste t’i shprehte publikisht.

‘’Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- tha ajo.

Semi shtoi se çdo veprim dhe sjellje e saj ka ardhur si rezultat i faktit se nuk ka dashur të mërzisë shumë prej banorëve.

‘’Unë nuk jam budallaçkë, nuk jam. Thjesht nuk dua të mërzish shumë persona’’,- shtoi ajo.

Kujtojmë se konflikti mes Semit dhe Fifit u sheshua dhe të dyja vajzat kanë bërë paqe.

Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje.

Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.

Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.