“Sa herë flet – gabon”, gazetarja nga Kosova e ashpër ndaj Donika Gërvallës

Shkruan, Kimete Berisha

Sa herë flet – gabon. Dhe gjithmonë flet kundër Kosovës, që do të thotë kundër vetvetes. Ku hyn e ku del nëpër tema që nuk i njeh as s’ka haber çfarë thotë! Veç për jadrankat e saj nuk e kam asnjë vërejtje!

Çfarë problemi ka me Kosovën Donika Gërvalla që nuk po ia mbush syrin?

Pse ke pranuar të bëhesh ministre e një shteti që nuk është në lartësinë tuaj! Prit derisa të rritet Kosova të bëhet dikushi si ti.

Kosova ka plotësuar më shumë kushte të BE-së sesa secili vend tjetër. Këtë fakt e dinë të gjithë. Se populli nuk ka faj nëse qeveria është e koггuptuar (se qeveritë BE-ja nuk i izolon), por popullin e izo1on, neve na izo1on. Çka kemi faj Ne për shembull që Ti flet kundër nesh! Ti tregona neve, PSE Evropa i pranon shqiptarët si refugjatë (çdo ditë po vazhdon të zbrazet Kosova), e jo si qytetarë të dorës së parë! Sepse Evropa me na pranu na pranon, ama veç si shërbëtorë dhe si qytetarë ‘ilegalë’, pa viza dhe pa shtetësi të Kosovës.

Nuk është fer. Ama, s’ka dert. Evropa duket keq që i izo1on shqiptarët (se serbët nuk i izo1on), e jo ne, ne nuk dukemi keq, ne dukemi të veçuar, të izo1uar, të çuditshëm dhe ”me nishan’.

Neve na ka hije vuajtja.

Kemi vuajtur dhe duruar aq gjatë, sa që vuajtja dhe durimi e kanë humbur kuptimin, nuk quhen më vuajtje e durim, sepse vuajtja e durimi për neve janë shprehi, nuk i ndjejmë më. Ndjenja ia humb kuptimin secilë fjalë. As qytetari më indiferent nuk i kish bë gabimet që po i bën Donika Gërvalla. Ministresha e punëve të jashtme pгopagandon kundër Kosovës! Nuk është puna e saj autokritika, puna e saj është zbukurimi i Kosovës dhe i së vërtetës!
Kosovën duhet ta duash më shumë se të vërtetën.

Pse insiston që para Evropës të dukesh më e zonja dhe më dikushi se Kosova? Nëse nuk e ke me qëllim të keq, edhe më keq!

P.S. Sa mirë e kishim kur e kishim keq.

Së paku Skender Hyseni i tregonte botës se ‘ne si popull nuk mund të bëjmë Jambo
Jets, por mund të bëjmë ajvar’!
Dhe, dolën fjalët e tij!

Be the first to comment on "“Sa herë flet – gabon”, gazetarja nga Kosova e ashpër ndaj Donika Gërvallës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*