Ryva Kajtazi duket tejet atraktive në xhirimet e klipit të ri

Ryva Kajtazi duket tejet atraktive në xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja shqiptare, Ryva Kajtazi, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

Kënga mesa duket do të jetë e zhanrit pop folk, teksa këngëtarja Kajtazi këto ditë ka kryer edhe xhirimet e klipit.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi nga prapaskenat, ku duket mjaft atraktive me dukjen e saj.

E veshur me një fund të shkurtër të bardhë dhe këmishë transparente, Ryva i ka mahnitur ndjekësit me këtë paraqitje.

Jeleku me elemente të dizajnit tradicional e ka bërë edhe më të bukur paraqitjen e saj, me çka edhe ka bërë fansat të aludojnë se kënga e saj e re do të ketë ritme popullore brenda saj.

Ryva është e njohur për paraqitjet fine dhe tërheqëse në rrjetet sociale, kjo edhe për faktin se gëzon linja të lakmueshme të trupit.

Ajo është e rregullt ndaj ushtrimeve në fitnes, me çka edhe kjo ka ndikuar që ajo të ketë një formë të mirë të trupit. /Telegrafi

Be the first to comment on "Ryva Kajtazi duket tejet atraktive në xhirimet e klipit të ri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*