Rrëfehet Ledjana / Ja çfarë bën për ta mbajtur trupin në formë!

Ledjana Prenga është padyshim njëra nga personazhet më të dashura të muajve të fundit për publikun shqiptar. Njëra nga protagonistet më të njohura dhe më të përfolura të emisionit Për’puthen mjaftë aktive në rrjetet sociale, shquhet për formën e saj trupore dhe linjat e përkryera. Jorastësisht ka fituar famë shumë shpejtë dhe po shndërrohet në një yll edhe në botën e fitnesit.

Në emisionin Për’puthen, Ledjana ishte ndër protagonistet kryesore sidomos për lidhjen e saj me Mevlan Shabën. Një lidhje që kaloi shumë sfida e që në fund përfundoi. Te dy, edhe Ledjana edhe Mevlani mbetën beqarë pas emisionit, duke zhgënjyer pjesën më të madhe të fansave, të cilët shpresonin t’i shikonin bashkë edhe pas emisionit, përcjell in7.

Megjithatë, Ledjana po shijon ditët e saj jashtë emisionit. Për çdo ditë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj dhe aktivitetet. Ndër to edhe ato të ushtrimeve dhe trajtimeve të ndryshme për ta mbajtur trupin në formë.

Së fundmi, në InstaStory, njëri nga fansat e ka pyetur Ledjanën se sa orë në ditë bën palestër. Kësaj pyetjeje, Ledjana i është përgjigjur shkurtimisht. “1 orë”, ka shkruar Ledjana./in7.tv/

Be the first to comment on "Rrëfehet Ledjana / Ja çfarë bën për ta mbajtur trupin në formë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*