Rita Ora nuk mban dot të qarën, shpëгthen në “The voice of Australia” / Ja arsyeja

Kompeticioni muzikor “The Voce Australia” edhe këtë vit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, jo vetëm nga talentet që kanë marrë pjesë por edhe nga juria mjaft profesionale. Një ndër anëtarët e jurisë këtë vit është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila herë pas here shkakton zhurmë dhe zë faqet kryesore të gazetave për deklaratat që jep. Së fundmi Rita ka shpërthyer në lot, kur konkurrentja Rebecca O’Connorit tregoi se ishte rritur mes shumë vështirësish si vajza e vetme me ngjyrë në fshatin e saj dhe ka qenë këngëtarja e famshme Tina Turner ajo që e ka inspiruar sa herë që e ka parë në televizor. Pas performancës ajo shprehet se i ngjan vetja me Turner-in. Pas deklaratës së konkurrentes, Rita Ora ka treguar edhe historinë e saj, ku nuk i ka mbajtur as lotët. Ajo shprehet se Tina Turnen ka qenë inspirim dhe për të, kur po përballej me vështirësitë më të mëdha gjatë rritjes në Angli pasi nuk ngjante me vajzat e tjera. Madje Rita ka përmendur edhe kohën kur prindërit e saj u larguan nga Kosova drejt Anglisë kur ajo ishte fëmijë.

“Kjo më prek shumë sepse kur unë po rritesha kam shkuar në Britani kur isha vetëm një vjeçe dhe sikur që the ti, nuk isha ajo vajza normale në lagjen time. Sapo dëgjova për Tinën, do të nis të qaj tani sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh në botë për shumë arsye”, është shprehur Rita. /tvklan.al

Be the first to comment on "Rita Ora nuk mban dot të qarën, shpëгthen në “The voice of Australia” / Ja arsyeja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*