Ramush Haradinaj nuk e njeh Faton Pecin: A jeni ju?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka habitur me veprimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk e ka njohur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Haradinaj ka thënë se ka një pyetje për ministrin Peci, por ka thënë se nuk po e sheh në Kuvend.

“Ju jeni a po? Mirë, desha të ju pyes nëse do të keni mundësi të paguani ratën e dytë të subvencioneve që i ka nisur Qeveria Hoti paraprakisht, me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”, është shprehur Haradinaj.

Be the first to comment on "Ramush Haradinaj nuk e njeh Faton Pecin: A jeni ju?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*