Qipro, modelja 39-vjeçare ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca

Britanikja që punonte si modele në Qipro pak orë pas vaksinimit, në 6 maj, shkruante në Facebook se ndjehej shumë keq.

Stephanie Dubois, modelja 39 vjeçare që vdiq nga hemoragjia në tru, pas vaksinimit me Astra Zeneca.

Pak ditë më pas gjendja u përkeqësua dhe Dubois u shtrua në spital nga mpiksje të shumta të gjakut, ku më pas pësoi dhe hemoragjinë fatale. Miqtë dhe të afërmit mbledhin para për varrimin e 39-vjeçares ndërkohë që Organizata Europiane e Barnave vijon studimin e çështjes lidhur me pasojat e vaksinës Astra Zeneca. Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera tek gra të moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Epidimiologia greke Katerina Linu dhe kolege të tjera kanë theksuar shpesh të rritet grupmosha e vaksinimit me Astra Zeneca, duke paralajmëruar se do të ketë raste të reja me pasoja të tilla. Ndërkaq, përqindja më e lartë e të rinjve, sidomos gratë, i kanë kthyer shpinën Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson, duke mos bërë as dozën e dytë të Astra.

Në platformat përkatëse ofrohen qindra vaksinime brenda ditës për këto dy vaksina, që mbeten pa konfirmim, ndërsa të larta janë kërkesat për vaksinat mRNA, Pfizer dhe Moderna./diasporashqiptare.al

Be the first to comment on "Qipro, modelja 39-vjeçare ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*