Qeveria Kurti kërkon heqjen e taksës së rrugës së Kombit

DCIM100MEDIADJI_0011.JPG

Qeveria Kurti kërkon heqjen e taksës së rrugës së Kombit

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.

“Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Ai uroi PS-në për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare atje. Ministri Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri. Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”, u shpreh Klosi.

Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment relaksi e jo pengesë për të bërë biznes”. “Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klosi./Reporter

Be the first to comment on "Qeveria Kurti kërkon heqjen e taksës së rrugës së Kombit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*