Pyetja që po çmend rrjetin – Si quhet dhia beqare?

Një pyetje që duket e lehtë në fillim, por që i ka bërë të mendohen gjatë shumicën e brezit të ri. Si quhet dhia beqare apo dhia e papjekur?

Dhia beqare apo e papjekur është kec femër deri në dy vjeç, ndërsa në gjuhën popullore haset me disa emërtime, që kryesisht kanë kuptimin e dhisë pa përvojë, e re, shkruan in7. Për të gjithë ato që nuk e dinë e që mesiguri janë të shumtë, përgjigjen e gjeni më poshtë!

FTUJË, quhet dhia e papjekur sipas fjalorit të gjuhës shqipe. Në të folmet e rajoneve të ndryshme haset edhe në forma përkëdhelëse si FTUJKË apo FTUJZË, përcjell in7.

Kuptimi i fjalës ftujë: ftúj/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t): 1. kec femër një deri dy vjeç. 2. kuptim i figurshëm; vajzë e re, e papjekur e pa përvojë.

Emërtimi tjetër i ngjashëm është FTUJAKE që ka të njëjtin kuptim.

ftujak – ftuják,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. kec një deri dy vjeç. 2. kuptim i figurshëm; djalë i ri, i papjekur e pa përvojë. ftujake- ftuják,-e, -ja emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t) ftujë.

Be the first to comment on "Pyetja që po çmend rrjetin – Si quhet dhia beqare?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*