Publikohet VIDEO / Kryetarja e Gjyqit të Elbasanit me poza pгovokative në TikTok

Disa video në Tik Tok të shpërndara nga Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani kanë marrë hov në rrjetet sociale dhe në media. Kapedani është xhiruar duke bërë sfilatë në ambientet e gjykatës dhe në zyrën e saj. Përveç në zyrë, kryegjyqtarja e Elbasanit ka shpërndarë disa video edhe duke vozitur makinën e saj BMW, ndërsa bien në pah edhe veshjet e shtrenjta firmato, përcjell in7.

Në videon e publikuar nga Panorama është një kolazh me gjithë këto veprime të Enkeleda Kapedanit, e cila së fundmi i ka mohuar pretendimet e mediave. Sipas saj, ajo nuk i ka shpërndarë kët pamje, madje pohon se as nuk ka TikTok.

Si pasojë e reagimit të mediave, kanë reaguar edhe institucionet e shtetit. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve disiplinore për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit ne media të disa videove ne TikTok nga zyra e saj.

Be the first to comment on "Publikohet VIDEO / Kryetarja e Gjyqit të Elbasanit me poza pгovokative në TikTok"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*