Publikohen rezultatet e anketës më të re nga BAROMETRI

Barometri Ballkanik 2021”: Mbi gjysma e qytetarëve dëshiron të vaksinohen, për anëtarësimin në BE janë 62 për qind

Më shumë se gjysma e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor, pra 56 për qind shprehin dëshirë të vaksinohen, 42 për qind nuk dëshirojnë, tregon “Barometri Ballkanik 2021” i realizuar nga Qendra Rajonale për Bashkëpunim. Sipas “Barometrit” të opinionit publik, i cili u zhvillua në mes 6.000 qytetarëve të rajonit, ka një përmirësim në 46 pikë, krahasuar me vitin 2020, kur ishin 45. Ndërsa, sipas “Barometrit të Biznesit Ballkanik 2021” i cili është kryer në mes 1.200 kompanive në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ka rënë nga 65 në vitin 2020 në 46 në vitin 2021.

Shumica e të anketuarve, gjithsej 43 për qind, e theksuan Bashkimin Evropian si më meritorin për të mbështetur ekonominë e tyre, pasuar nga Kina me 14 për qind, Turqia me nëntë për qind dhe ekonomitë e tjera në Ballkanin Perëndimor dhe Rusia në vendin e katërt me shtatë për qind. Kur bëhet fjalë për sigurinë në rrugë, 57 për qind e popullsisë në Ballkanin Perëndimor besojnë se rrugët në zonën e tyre janë të sigurta për të udhëtuar, ndërsa 40 për qind nuk pajtohen.

Sa i përket sektorit më të korruptuar, shumica e qytetarëve 78 për qind thonë se janë partitë politike, pastaj sistemi juridik – 76 për qind, doganat – 75 për qind, shëndetësia – 74 për qind dhe parlamenti – 71 për qind. Gjithsej prej 51 për qind e liderëve të biznesit konsiderojnë se Ballkani Perëndimor është një vend i mirë për të investuar, ndërsa 19 për qind nuk pajtohen. Rreth 77 për qind e qytetarëve mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe rolin e tij në përmirësimin e situatës politike dhe ekonomike në ekonomitë vendore.

“Barometri Ballkanik 2021” është sondazh vjetor i opinionit publik dhe të disponimit të biznesit në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të kryer nga Qendra Rajonale për bashkëpunim. Ky sondazh eksploron aspiratat dhe pritjet e jetës, punës, trendeve socio-ekonomike dhe politike dhe integrimit rajonal dhe evropian.

Be the first to comment on "Publikohen rezultatet e anketës më të re nga BAROMETRI"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*