Publikohen FOTO – Ribashkohen Nora dhe Roberti, kapen “mat” në aeroport?

Nora dhe Roberti kapen ‘mat’ në aeroport, a është i vërtetë lajmi se dyshja janë ribashkuar? Pas një periudhe relativisht të gjatë, ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kapur ‘mat’ bashkë. Portali Prive al ka arritur të sigurojë fotografi dhe video të freskëta që shfaqin krah njëri-tjetrit dikur një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare. Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti i Prishtinës. Ata nuk kanë qenë bashkë, por të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares, zonja Suzanë. Ata kanë marrë rrugë për pushime bashkë me vajzën.

Nora dhe Roberti përkundër ndarjes pas afro 15 viteve bashkë, gëzojnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin i cili ua lejon pushimet e përbashkëta si ky, sidomos për t’i krijuar vajzës kujtime të bukura familjare përgjatë fëmijërisë. Së fundmi në media u përhap një lajm tërësisht i fabrikuar vetëm për klikime se gjoja Nora dhe Roberti mund të jenë drejt ribashkimit por të paktën deri tani për tani nuk ka të tilla sinjale.


Be the first to comment on "Publikohen FOTO – Ribashkohen Nora dhe Roberti, kapen “mat” në aeroport?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*