Pse janë të padëshirueshëm për Maqedoninë diplomatë si Blerim Reka e Arsim Zekolli, pyet Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Opozita Shqiptare ka lëshuar akuza të rënda drejt Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmanit për shkak të anashkalimit të diplomatëve të njohur shqiptarë si Blerim Reka dhe Arsim Zekolli. Shkak për këtë akuzë ishte formimi i Këshillit Strategjik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili duhet të përgatisë strategji për politikë të jashtme. Në këtë Këshill kanë gjetur vend figura kontraverse si Valentina Bozhinovska dhe Srgjan Kerimi, përcjel in7.

“Përkundër deklarimeve të ministrit Osmani se në Këshill do zëra nga i gjithë spektri politik, ai përsëri na dëshmon se kur bëhet fjalë për kuadro shqiptarë, pa marrë parasysh sa profesionalë dhe të pakorruptuar të jenë, ata anatemohen dhe luftohen vetëm nëse kanë thënë një fjalë të vetme kundër BDI-së. Pyesim publikisht, pse në këtë këshill nuk u gjet vend për figura të tilla si Blerim Reka apo Arsim Zekolli, të dy ish-diplomatë të shquar, njëri madje ish-ministër dhe tjetri ish-ambasador i OSBE”.

Kujtojme se Blerim Reka është profesor i njohur dhe ish-ministër në qeverinë Kurti 1. Ndërkaq Arsim Zekolli ka karrierë të gjatë diplomatike, ku mes tjerash ka shërbyer edhe si ambasador i OSBE-së në Turkmenistan./in7.tv/

Be the first to comment on "Pse janë të padëshirueshëm për Maqedoninë diplomatë si Blerim Reka e Arsim Zekolli, pyet Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*