Propozimi i ri i miratuar nga Shtabi / Dasmat në Maqedoni do të organizohen me këto kushte

Shtabi Qendror i Krizës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurimin e tërësishëm të koordinimit të organeve të administratës shtetërore, personave juridik të themeluar nga hsteti, si dhe njësit e vetëqeverisjes lokale në lidhje me parandalimin, dhe shpërndajren e virusit Korona- KOVID-19, në mbledhjen e sotme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për zbutjen e masave restriktive dhe të njëjtat i propozon për miratim në mbledhjen Qeveritare. Në mbledhjen e Shtabit të Krizës pas një debati konstruktiv dhe gjithnjë duke marrë parasysh gjendjen aktuale të volitshme epidemiologjike me KOVID-19 në vend, që karakterizohet me uljen 14-të ditore të incidencës të rasteve pozitive, zvogëlimi i testeve pozitive për KOVID-19 në lidhje me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, zvogëlimi i numrit të rasteve aktive dhe numri i personave të hospitalizuar në spital, pas rekomandimit të KSI-së janë miratuar këto propozim rekomandime për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershor 2021.

Heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

Të lejohet publiku në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të obligueshëm të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra (tre vende), dhe me zbatim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga KOVID-19.

3. Hiqet masa për ndalim të grupimit në hapësirë publike të më shumë se katër personave.

4. Të lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në hapësira të hapura, terasa deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës dhe maksimum 6 persona në tavolinë duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave. Të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat.

5. Numri i personave në një tryezë në objektet hotelierike rritet nga katër persona në gjashtë persona duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave në tryezë.

6. Rekomandohet të hiqet masa për punë në ndërrime dhe distancë (neni 3, pika 14 e Vendimit mbi rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për të vepruar për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga ato ngjitëse sëmundja KOVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 263/20),

7. Mbetet në fuqi ora policore deri më 15 qershor 2021.

Be the first to comment on "Propozimi i ri i miratuar nga Shtabi / Dasmat në Maqedoni do të organizohen me këto kushte"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*