Presidentit të Maqedonisë i ģjuajnë me shqelm brenda zyrës së tij (VIDEO)

Në fakt nuk është ashtu siç duket. Është një video e publikuar nga vet presidenti Stevo Pendarovski në rrjetet sociale, nga takimi me nënkampionin olimpik Dejan Georgievski. Kjo lëvizje është vetëm një demonstrim i aftësive të tij, por assesi edhe goditje ndaj presidentit, përcjell in7.

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Dejan Georgievskin, i cili në Lojërat Olimpike në Tokio fitoi medalje të argjendit në taekvondo. Presidenti Pendarovski duke ia uruar arritjen e jashtëzakonshme dhe medaljen e fituar Dejan Georgievskit, theksoi se suksesi i tij solli famë të madhe dhe gëzim për të gjithë shtetin dhe përfaqësoi akt i cili i bashkoi të gjithë qytetarët. Presidenti shfaqi shpresë se ky është vetëm fillimi i sukseseve të mëdha, si të Dejan Georgievskit, ashtu edhe të këtij sporti në shtetin tonë dhe shfaqi bindje se gjithnjë sportistët nga Maqedonia e Veriut do ta kenë mbështetjen e tij.

Be the first to comment on "Presidentit të Maqedonisë i ģjuajnë me shqelm brenda zyrës së tij (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*